Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Vlorës. Burime të policisë thonë se lënda eksplozive është vendosur në oborrin e shtëpisë së një personi me iniciale F.O., që ndodhet në lagjen “Rilindja”.

Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme të vogla materiale.

Autoritetet policore vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./tvklan.al