Një shpërthim ndodhi gjatë natës në Vlorë. Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të së premtes, në lagjen “Kushtrimi”.

Persona të pa identifikuar dyshohet se vendosën një sasi të vogël lënde plasëse në pjesën e pasme të një shtëpie, në pronësi të J.D.

Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë, në vendin e ngjarjes ndodhet një grup hetimor./tvklan.al