Shpërthimi i fuqishëm, që ndodhi në orën 18:30 minuta dhe  u dëgjua në të gjithë qytetin- ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, në kohën kur po kalonin disa autobusë të ushtrisë, shumë pranë ndërtesave të Qeverisë, Parlamentit dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.

Pamjet tregojnë pjesë e mbetura të dy autobuzëve dhe një makinë të shkrumbuar, si dhe  shtëllunga të mëdha tymi në qendër të Ankarasë.

Kjo video e marrë nga kamerat në rrugë tregojnë momentin e shpërthimit…

Zv/kryeministri Bekir Bozdag e cilësoi “një akt terrorizmi”. Presidenti turk, Rexhep Taip Erdoan shtyu vizitën e tij në Azerbajxhan, ndërsa kryeministri turk, Ahmet Davutollu anulloi udhëtimin në Bruksel.

Nuk është ende e qartë se cilët janë autorët e këtij sulmi- që vjen në kohën kur Turqia po hedh hap drejt përfshirjes në konfliktin me Sirinë- por forcat e sigurisë fajësojnë si Shtetin Islamik ashtu edhe militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

Tv Klan