Të paktën 5 ushtarë turq janë plagosur të mërkurën në Ankara gjatë stërvitjeve ushtarake.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministria turke e Mbrojtjes, sipas të cilës incidenti ndodhi në komandën e artilerisë dhe raketave në distriktin Polatli teksa ushtarët po trajnoheshin me armatime të rënda.

Ushtarët e plagosur janë dërguar në spital, ndërsa autoritetet po hetojnë për zbardhjen e plotë të incidentit. /tvklan.al