Një shpërthim tritoli ndodhi gjatë orëve të natës në Tiranë. Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thonë se ngjarja ndodhi rreth orës 03:40, në Bulevardin “Zogu i Parë”, në afërsi të lokalit me pronësi të P.F.

Persona të panjohur vendosën një sasi lënde plasëse duke shkaktuar dëme materiale. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka pasoja në njerëz.

Autoritetet policore kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./tvklan.al