Ekipet xheniere të Forcave të Armatosura ndodhen këtë të martë në qytetin e Durrësit, ku po përgatiten për shembjen e një pallati me shpërthim të kontrolluar.

Në një njoftim të shkurtër për mediat, Ministria e Mbrojtjes thotë se ekipet xhenio, prej ditës së djeshme kanë përcaktuar vendet dhe detajet e ndërhyrjes në godinë.

Objekti në fjalë është shpallur i pabanueshëm, si shumë ndërtesa të tjera pas tërmetit të 26 Nëntorit./tvklan.al