Një shpërthimi me lëndë plasëse ka ndodhur në qytetin e Durrësit. Sasia e tritolit ka shpërthyer në shtëpinë e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Nga shpërthimi është dëmtuar vetëm dera e jashtme e banesës së Dukës. Ndërsa fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.

Sipas informacioneve paraprake, tritoli i vendosur ka qenë në sasi të vogël. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë.

INFORMACIONI PARAPRAK I POLICISË SË DURRËSIT:

Më datë 24.01.2022, rreth orës 22:10, në lagjen nr. 4, Durrës, para portës së shtetasit A. D. dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale në portën e jashtme të banesës.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al