Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mesnatën e sotme në lagjen “Dunavat i dytë” në qytetin e Gjirokastrës.

Sipas burimeve të ABC News, tritoli është vendosur në banesën e Gentian Litit.

Nga informacione paraprake dyshohet se një person ka mbetur i plagosur si pasojë e shpërthimit të eksplozivit. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për këtë ngjarje.

 

Njoftimi paraprak i policise:

Gjirokastër

Informacion Paraprak.

Rreth orës 23:45, njoftohemi se në hyrje të banesës së shtetasit A.L, në lagjen “Dunavat i Dytë”, Gjirokastër, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.

Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi G.L, 34 vjeç,(i biri i shtetasit A.L),  si dhe  dëmtime materiale të banesës. 

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/tvklan.al