Një shpërthim tritoli ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mamurras rreth orës 21:45.

Sipas informacioneve policore, eksplozivi ishte hedhur në oborrin e banesës së qytetarit me iniciale Sh.N.

Policia thotë se nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. /tvklan.al