Një shpërthim ka ndodhur në orët e vona të kësaj të shtune në kryeqytet.

Mësohet se ka shpërthyer një sasi eksplozivi në një rrugicë të ndërmjetme mes një hoteli dhe një lokali përballë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta. Policia, e cila ka shkuar në vendngjarje, është duke hetuar për të identifikuar dhe arrestuar autorin. /tvklan.al