Një shpërthim me eksploziv ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në Shkodër.

Burime paraprake për tvklan.al bëjnë të ditur se një sasi tritoli i është vendosur automjetit në pronësi të Nazmi Bandullës. Makina ndodhej e parkuar në oborrin e shtëpisë tij, në lagjen Partizani.

Efektivët e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet. Nga shpërthimi raportohet vetëm për dëme materiale.

Bandulla është një emër i njohur për policinë pasi pak kohë më parë ka qenë arrestuar pasi ka kanosur me armë zjarri vëllain e tij.

“Rreth orës 20:25, në lagjen “Partizani”, Shkodër, mjeti i cili ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë së shtetasit N. B, në rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës eksplozive, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, tha Policia e Shkodrës në një informacion paraprak për mediat. /tvklan.al