Shpërthime masive në dy kompani nafte

Shpërthime masive në dy kompani nafte

12:05 14/09/2019

U sulmuan me dron nga forcat Houthi

Dy sulme me dron ndodhen mbrëmjen e djeshme në Arabinë Saudite, me shënjestër dy kompani shtetërore të naftës.

Flakët dhe retë e tymit që mbuluan për disa orë zonat përreth ku ndodhi sulmi, shkaktuan jo pak panik. Sulmi i parë ndodhi në uzinën më të madhe të përpunimit të naftës Aramco në Abqaiq. Ndërsa sulmi i dytë ndodhi pak minuta me vonë, në fushën e naftës Khurais, në perëndim.

Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve të dy zjarret janë vënë nën kontroll. Pas sulmeve dyshohet se qëndron grupi rebel Houthi.

Kjo nuk është hera e parë që objekte të rëndësishme saudite bien pre e sulmeve me bomba përmes dronëve.

Muajin e kaluar, në shënjestër u vu një impianti lëngëzimit të gazit natyror Shaybah dhe pas sulmit qëndronin po luftëtarët e Houthi, lëvizje rebele e drejtuar nga Irani që po lufton qeverinë jemenase dhe një koalicion të udhëhequr nga sauditët, në shenjë hakmerrje për mbështetjen që Arabia Saudite u jep kundërshtarëve të tyre në luftën civile në Jemen.

Jemeni është në luftë që nga viti 2015, kur Presidenti Abdrabbuh Mansour Hadi u detyrua të largohej nga kryeqyteti Sanaa nga luftëtarët Houthi.

Klan Plus

Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori