Hera e parë nga fillimi i luftës që goditet Krimeja, 1 viktimë e 5 të plagosur

Për herë të parë në 167 ditë luftë, forcat ukrainase kanë sulmuar me raketa Gadishullin e Krimesë. Moska refuzoi të spekulojë mbi origjinën e shpërthimit dhe Kievi nuk ka marrë përgjegjësinë. Por zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, shkroi në Telegram se “shpërthimet e sotme në Novofedorivka janë një tjetër kujtesë se kujt i përket Krimea. Sepse është Ukraina”.

Pavarësisht autorit të sulmit, një person u vra dhe pesë të tjerë u plason pas shpërthimeve në një bazë ushtarake në Krime. Kreu i administratës rajonale i emëruar nga Rusia, Sergei Aksyonov tha sociale se shpërthimet ndodhën në bazën ushtarake Saky pranë Novofedorivka në bregun perëndimor të gadishullit. Pamjet që qarkulluan në mediat sociale treguan shpërthime të shumta.

Ministria Ruse e Mbrojtjes tha më vonë se në bazë kishte shpërthyer municion dhe nuk ishte sulm nga ushtria ukrainase. Gadishulli ukrainas që Moska e aneksoi në vitin 2014 është një destinacion popullor për turistët rusë. Menjëherë pas sulmit qindra vetë u larguan nga një plazh ndërsa tymi ngrihej në sfond.

Deri më tani, rajoni është përfshirë nga bombardimet intensive që kanë pësuar zona të tjera të Ukrainës. Dëshmitarët lokalë i thanë agjencisë Reuters se dëgjuan të paktën 12 shpërthime, duke filluar rreth orës vendore 15:20. Aneksimi i Krimesë nga Rusia tetë vjet më parë tërhoqi një dënim të gjerë ndërkombëtar.

Presidenti i Ukrainës VolodymyrZelensky i bëri thirrje Perëndimit që të ndalojë udhëtimet turistike të shtetasve rusë, një ide që ka gjetur mbështetje në disa shtete europiane, por që zemëroi Moskën, e cila vazhdoi me një ofensivë të ashpër ushtarake në Ukrainën Lindore.

Ideja e Presidentit VolodymyrZelensky dukej se ka gjasa të përçajë Bashkimin Europian, ku dallimet se si të trajtohet Moska kanë vazhduar prej kohësh midis disa anëtarëve lindorë dhe perëndimorë. E para që e mbështeti kryeministrja e Estonisë, ishte Kaja Kallas.

Ndërkohë në frontin e lindjes, Rusia dislokoi forca tokësore, kreu sulme ajrore dhe artilerie në një ofensivë të ashpër me qëllim për të përfunduar pushtimin e mbarë Ukrainës Lindore.

Por Kievi tha se ushtria vendase po bën rezistencë të ashpër dhe kryesisht po mbanin linjën.  Banorët e Donetskut po evakuohen për shkak të sulmeve të vazhdueshme ruse.

Klan News