Një sërë shpërthimesh janë dëgjuar pas mesnate në Fabrikën “Slloboda” në qytetin serb Çaçak. Punëtorët e ndërrimit të natës, si dhe qytetarët që jetojnë afër fabrikës janë evakuar dhe nuk ka të lënduar.

Kryebashkiaku i Çaçakut, Milan Todoroviç ka deklaruar se rreth 60 punëtorë kanë qenë në ndërrimin e natës dhe të gjithë janë evakuar urgjentisht.

“Detonimet e para janë dëgjuar rreth orës 01:30 dhe kanë ndodhur në deponë e municionit. Mirë është që shpërthimi dhe zjarri nuk kanë ndodhur në sallat e prodhimit”, ka theksuar Todoroviçi.

Ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin, për Televizioni Publik të Serbisë RTS ka theksuar se udhëheqësi i sektorit për situata të jashtëzakonshme Vuk Çaushiç ka dalë në terren dhe ka mbledhur 35 zjarrfikës dhe 10 të tjerë nga Çaçaku që kanë qenë në detyrë për t’u përballur me zjarrin.

“Frika më e madhe ishte nëse dikush nuk ka arritur të evakuohet, por fatmirësisht të gjithë punëtorët janë evakuar. 24 orë pas shpërthimit të fundit, zjarrfikësit do të mund të hyjnë”, ka deklaruar Vulin për RTS-në.

Depoja gjendet rreth 800 metra nga porta hyrëse. Qytetarët afër fabrikës janë evakuuar. Disa natën e kanë kaluar nëpër bodrume.

Klan Macedonia