Me mijëra persona janë evakuuar pasi një seri shpërthimesh dhe zjarresh përfshinë një depo municionesh në Ukrainë. Paraprakisht, zyrtarët atje thonë se ky akt mund të jetë i qëllimshëm.

Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë zjarr e shpërthime pranë Inchnya, rajoni Chernihiv. Rreth 10 mijë persona lëvizën nga zona rreth e rrotull depos, e cila ndodhet rreth 176 kilometra nga juglindja e kryeqytetit Kiev.

Sipas BBC, deri më tani nuk raportohet për viktima. Duke folur në një konferencë për mediat, zyrtari Rodyon Tymoshenko tha se incidenti nisi me 4 shpërthime nëpër depo.

“Intensiteti i shpërthimeve sugjeron se me gjasë ishte sabotim”,

tha ai. Forcat e sigurisë kanë nisur hetimet për ngjarjen.

/tvklan.al