Shpërthimet në Bejrut, aksident apo terrorizëm?


Shpërthimet në Bejrut, aksident apo terrorizëm?

18:05 05/08/2020

Presidenti amerikan hodhi dyshime për akt të qëllimshëm

Shpërthimet katastrofike në Bejrut vijojnë të jenë të mbuluara me mister, teksa pyetja më e zakonshme që ngrihet është nëse ngjarja ishte një incident apo sulm terrorist. Autoritetet libaneze njoftuan që në momentin e parë se bëhej fjalë për një incident, ndërsa kanë paralajmëruar zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë të atyre që e shkaktuan.

Por presidenti amerikan Donald Trump tha në konferencën për shtyp se ngjarja i dukej si sulm pa specifikuar nëse ishte terrorist apo jo.

Britanikja Daily Mail shkruan se Pentagoni nuk pranoi të lëshojë asnjë prononcim për këtë ngjarje. Kjo media citon ish-zyrtarë të CIA-s të jenë shprehur shpërthimi mund të ketë qenë aksidental, por hodhën dyshime se shkaku kryesor nuk ka qenë nitrati i amonit.

Fillimisht qarkulluan dyshime se gisht në këtë ngjarje mund të kishin militantët e armatosur të Hezbollahut, grupit që lufton kundër Izraelit dhe mbështet regjimin e Asadit. Por kjo organizatë mohoi të gjitha lidhjet me ngjarjen. Dritë për këtë ngjarje pritet të hedhin hetimet e nisura nga autoritetet libaneze.

Tv Klan




Të ngjashme