Mes prindërve të shqetësuar për shpërthimin e fruthit në SHBA është edhe kjo nënë 36-vjeçare e cila ka sjellë djalin e saj 10 muajsh për të vaksinuar.

“U përpoqa të vija këtu sa më shpejt që të mundja për ta vaksinuar dhe për ti dhënë nëj lloj mbrojtje sepse është e frikshme.Dy fëmijë kanë humbur jetën kështu që unë nuk dua që kjo gjë të ndodhë edhe me fëmijën tim”, thotë Michele Gordon.

Dr. Katherine Wells, drejtoresha e shëndetit publik në qytetin Lubbock, tha për Reuters se ajo kurrë nuk priste një perhapje kaq të madhe.

“Meqënëse kemi gjithnjë e më shumë raste të fruthit, do të kemi një probabilitet më të lartë të më shumë individëve që duhet të shtrohen në spital. Dhe për fat të keq, ndoshta do të ketë më shumë humbje jete. Ne kemi teknologji dhe burime të mahnitshme në sistemin tonë mjekësor, por ata nuk mund të shpëtojnë gjithmonë”, thotë Katherine Wells,

Rastet e fruthit u rritën në 561 në mbarë Teksasisn. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve bën me dije se shpërthime të sëmundjes ka patur gjithashtu në Arkansas, Hawaii dhe Indiana.

Klan News