Shpërthimi në Elbasan, arrestohet administratori i firmës


Shpërthimi në Elbasan, arrestohet administratori i firmës

09:34 23/07/2020

Gjatë incidentit u plagosën 7 punëtorë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në ambientet e firmës private “Alba Gaz” në ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan paraditen e së mërkurës.

Nga shpërthimi u plagosën rëndë 3 punëtorë. Osman dhe Eduard Bendaj, 69 dhe 42 vjeç, babë e bir si dhe Qemal Mullhau 61 vjeç u dërguan me urgjencë në spital.

Policia e Elbasanit ka bërë me dije se është vënë në pranga Y. P., 54 vjeç, administratori i firmës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale. /tvklan.al




Të ngjashme