Një dëshmitar i ngjarjes së rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit, ku në një gomisteri shpërtheu goma e kamionit dhe i m një 20-vjeçari.

Dëshmitari tregon se ka qenë në një kafe pranë gomisterisë dhe pasi ka dëgjuar zhurmë është afruar për të parë se çfarë ka ndodhur dhe ka konstatuar që kishte vdekur i riu.

Po ashtu ai hedh akuza për ambulancën dhe policinë, pasi siç thotë kanë ardhur me shumë vonesë në vendin e ngjarjes.

Ambulanca është vonuar 40 deri në 45 minuta. Policia është vonuar 15 minuta. Ishim në kafe lart, vetëm dëgjuam zhurmën dhe gjithçka ishte bërë tym. Ne nuk jemi ekspert, por e pamë që i riu që kishte vdekur.

Unë nuk e njoh e kam në lagje. Kur ndodh një aksident vijnë për 3 minuta, kur vdes një njëri nuk do t’ia dijë askush, nuk e çanë b*thën njëri. Se është njëri, pulë a sorrë“, tha dëshmitari./tvklan.al