Kina po vijon me politikën e saj të testimit në masë, për të arritur që të zbulojë sa më shumë raste me COVID-19. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare mësohet se pas shpërthimit të koronavirusitnë provincën Xinjiang në Kashgar, autoritetet kanë kryer 4.7 milionë testime.

Deri tani nga testimet e kryera janë gjetur 138 raste asimptomatike, një ndihmë jo e vogël për të izoluar sa më shumë përhapjen e sëmundjes.

Rasti i parë në Kashgar ishte një grua asimptomatike që punonte në një fabrikë veshjesh në periferi të qytetit.

Gruaja, e cila u zbulua se ishte e infektuar pas testimeve rutinë. Tashmë Kina është një nga vendet që me testimin në masë ka vendosur nën kontroll epideminë dhe numëron 85.810 qytetarë të infektuar dhe numri i të vdekurve ka arritur në 4,634.

Më shumë se 2.8 milion teste ishin kryer në Kashgar deri të Dielën pasdite dhe pjesa tjetër do të përfundojë brenda dy ditësh, sipas zyrtarëve të qytetit./tvklan.al