Shpërthimi me 4 të plagosur tek hoteli në Velipojë, arrestohet tregtari i gazit


Shpërthimi me 4 të plagosur tek hoteli në Velipojë, arrestohet tregtari i gazit

20:08 07/07/2021

Insistimi për të vijuar tregtinë e gazit, që pak ditë më parë, për pak sa nuk u mori jetën 4 anëtarëve të familjes Gjoka në Velipojë, çoi në pranga 46-vjeçarin Petrit Mlloja.

Policia e Shkodrës njoftoi këtë të mërkurë se pavarësisht se ISHTI ia bllokoi aktivitetin një ditë pas ngjarjes së rëndë të 4 Korrikut, pasi u konstatua se gazi që përdorej në këtë hotel tregtohej nga Mlloja në kundërshtim me ligjin, ai vijoi të tregtonte pa licencë gazin e lëngshëm dhe naftën, jashtë kushteve tekniko ligjore.

Kjo bëri që autoritetet të ndërhynin duke e arrestuar 64-vjeçarin i cili akuzohet për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi pa licencë i aktivitetit tregtar”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët djegëse” dhe “Tregtimi dhe hedhja për konsum e lëndëve djegëse, në kundërshtim me ligjin”.

Alketa Gjoka, 40 vjeçe dhe fëmijët e saj Danjela Gjoka, 19 vjeçe, Klarisa Gjoka, 15 vjeçe dhe Enriko Gjoka, 12 vjeç, mbetën të plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi në hotelin e tyre 3 katësh, në fshatin Pulaj Plazh të Velipojës.

Një ditë më parë 4 të plagosurit u dërguan në Itali për mjekim më të specializuar./tvklan.al






Të ngjashme