Akuzohet për shkelje të rregullave në punë

Policia ka vënë sot në pranga shefin e sigurimit teknik pranë sektorit të dekantimit në një kompani nafte ku një ditë më parë pati një shpërthim zjarri dhe për pasojë u plagos njëri nga punëtorët.

Policia tha se 40-vjeçari i arrestuar pjesë e kompanisë private “Anio Oil” akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë pasi nuk kishte marrë masa të sigurimit teknik në sallën e pompave.

Sipas të njëjtave burime, mëngjesin e së hënës në këtë sektor ka shpërthyer një pompë centrifugale dhe ka marrë flakë tubacioni. Për pasojë është plagosur punonjësi Viktor Ballaj, 50-vjeç i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Tv Klan