Prokuroria e qytetit të Ferizajt ka nisur hetimet në lidhje me rastin e shpërthimit që ka ndodhur një ditë më parë në një restorant, ku mbetën të lënduar 44 persona.

Mediat në vend bëjnë me dije se  deri tani dyshohet se shpërthimi ka ardhur si pasojë e një defekti që ka pasur bombola e gazit. Hetuesit e kanë referuar rastin për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Po ashtu njoftohet se Prokuroria në bashkëpunim me policinë janë duke mbledhur provat e nevojshme me qëllim të zbardhjes së këtij rasti dhe rrethanave që kanë çuar deri në ngjarjen tragjike.

Shpërthimi ndodhi mesditën e djeshme, në një kohë ku restoranti ishte plotë me klient. Pasojat e shpërthimit janë të mëdha, pasi përveç të lënduarve janë shkaktuar dhe dëme materiale./tvklan.al