Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas shpërthimit tek banesa e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Në një postim në mediat sociale, Meta kërkon zbardhjen e kësaj ngjarje. Presidenti shprehet se ky është një akt i rëndë kriminal.

Dënoj me forcë aktin terrorist në familjen e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, z.Armando Duka dhe u bëj thirrje të gjithë institucioneve ligjzbatuese të zbardhin me transparencë këtë ngjarje shumë të rëndë.

Një akt i tillë kriminal, në vijim të dhunës verbale, shantazhit dhe presioneve publike, shton emergjencën për ndalimin sa më parë dhe nxjerrjen para drejtësisë të frymëzuesve dhe autorëve”, shkruan Presidenti./tvklan.al