Elezi: Duhet të kthehen edhe të tjerët që janë në rrezik

Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare ishte ndër të parët që u angazhua për rastin e Alvin Berishës. Drejtori për Siguri i këtij Instituti nga 14 Marsi thotë se ka siguruar informacione se 11-vjeçari është gjallë dhe për këtë ka njoftuar babain e tij. Bedri Elezi tregon se Alvin është liruar nga kampi prej dy ditësh ndërsa sot pritet të niset drejt Romës.

Elezi shprehet se autoritetet kurdistane janë të interesuara për procesin e kthimit të të gjithë fëmijëve dhe grave nga Siria, ndërsa thotë se çdo ditë e vonuar është rrezik për jetën e këtyre.

Kosova në Prill të këtij viti ka arritur të sjell mbi 110 gra e fëmijë nga zonat e konfliktit në Siri kryesisht gra e fëmijë. Ndërsa kanë mbetur edhe 87 të tjerë që pritet të kthehen së shpejti.

Tv Klan