Një peshkatore u shpëtua pranë Karaburunit këtë të shtunë nga Roja Bregdetare e Forcës Detare Shqiptare.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes, peshkatorja “Aurora 1” kishte pësuar defekt dhe kërkoi ndihmë. Falë ndërhyrjes së autoriteteve u bë i mundur shpëtimi i pjesëtarëve të ekuipazhit të peshkatores dhe një fëmije.

Ndëkohë anija e Forcës Detare rimorkioi peshkatoren në portin e saj të daljes në Triport. Në këtë operacion ndihmoi edhe një mjet i Policisë Kufitare dhe Migracionit.

/tvklan.al