Dy turistë të huaj që ishin bllokuar në një humnerë në Theth janë shpëtuar nga policia. Turistët F.A. 29 vjeç nga Brazili dhe E.C. 27 vjeçe nga Zelanda e Re kishin mbetur në Qafën e Valbonës në afërsi të Bjeshkëve të Rragamit, pasi kishin ngatërruar rrugën.

Ata ndodheshin në një vend të izoluar të thepisur dhe u desh ndërhyrja e uniformave blu për t’i nxjerrë prej andej. Turistët kishin ndezur zjarr për të orientuar policinë, e cila mundi t’i gjente pas 5 orë kërkimesh.

Dy turistët u dërguan më pas në Theth ku ju bashkuan turistëve të tjerë. Fatmirësisht nuk kishin asnjë problem me shëndetin. Dy turistët falenderuan policinë dhe banorët për gjithçka bënë për ti shpëtuar, pasi gjendeshin në kushte të vështira dhe në rrezik për jetën.

/tvklan.al