Forcat speciale ruse kanë shpëtuar një djalë shtatë vjeçar, i cili ishte rrëmbyer me 28 Shtator nga një person i cili dyshohet se është pedofil.

Në videon e publikuar nga Ministria e Brendshme Ruse, pamjet tregojnë oficerët duke prerë një derë të përforcuar prej metali për të liruar djalin dhe për të arrestuar të dyshuarin.

I dyshuari është një banor 26-vjeçar i fshtatit Makarikha, në lindje të Moskës. Operacioni u koordinua nga Interpoli, pasi oficerët në SHBA konstatuan një përdorues të websiteve që përdoren nga pedofilët duke hedhur dyshime mbi rrëmbimin.

Fatmirësisht fëmija, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, duket se është i padëmtuar fizikisht.  Gati 3 000 njerëz u përfshinë në operacionin masiv të kërkimit qëkurse familja e tij shpalli zhdukjen nga shtëpia.

Klan Plus