Pepe u rikuperua pas goditjes që mori nga një makine

Pas thuajse një muaji e gjysmë ankth, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodrigez mund të relaksohen. Macja e tyre, Pepe, duket se më në fund është  shëndoshë e mirë.

Edhe pse një motiv jo shumë i rëndësishëm në dukje, mesa duket çështja në fjalë ka shqetësuar jo pak familjen e Ronaldos gjatë periudhës së fundit, e cila ndoshta në rastin e futbollistit mund të jetë pasqyruar edhe në fushën e lojës me fanellën e Juventusit, ku u rikthye të shënojë pikërisht ndaj Krotones, pas 3 ndeshjesh.

Pepe, mace e racës Sfinks me vlerë 2500 euro, ishte larguar nga shtëpia dhe ishte aksidentuar nga një makinë, por pas një muaji e gjysmë në terapi intensive te veterineri, duket se tani është në një gjendje më të mirë.

Sipas atyre që tregon vetë Georgina, jo vetëm ajo, por edhe Cristiano kanë qenë shumë në tension së fundmi. Motivi ka qenë prezenca në shtëpi e fëmijëve të vegjël, të cilët nuk arrinin ta kuptonin se macja ishte e sëmurë dhe prindërit nuk i lejonin të luanin me të.

Klan News