Pasi shpëtoi botën, duket se Superman ka nevojë që bota ta shpëtojë atë. Filmi shumë i dashur për të gjithë, po has probleme si në kastin e aktorëve, ashtu edhe me shikueshmërinë.

Henry Cavill, i cili ka luajtur rolin e Superman në filmat “Njeriu i Çelikut”, “Batman V Superman” dhe “Lidhja e Drejtësisë” nuk do të jetë më në rolin e heroit. Edhe aktori Ben Aflleck nuk pritet të përsërisë rolin e tij të Batman në filma të ardhshëm, pasi po trajtohet klinikisht për varësinë që ka nga droga.

Kompanitë producente Warner Bros dhe DC kanë njoftuar se filmi Superman nuk do të prodhojë më. Shkak mësohet se është bërë edhe fakti që prodhimet e fundit nuk janë pritur mirë nga kritikët, ndërkohë që kanë shënuar rënie drastike të shikueshmërisë. Edhe pse organizuesit janë munduar të sjellin në filmat e fundit risi të reja, sërish nuk ka patur sukses.

Klan Plus