Bashkia Dibër u dorëzon certifikatë mirënjohje për ndihmën e tyre

Bashkia Dibër ka ndarë certifikata mirënjohje për dy policët e kufirit, 4 djemtë e Kalasë së Dodës dhe Grupin e Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.

Këta ishin djemtë që sakrifikuan jetën natën e 21 Janarit në temperatura të ulëta -25° Celcius që shpëtuan dy turistët Zviceranë që i zuri orteku në bjeshkët e Korabit.

Kjo është më e pakta që mund të bëjë Bashkia dhe komuniteti dibran, në shenjë mirënjohje për gjestin fisnik që ato kanë bërë.

“Këto sakrifikuan jetën e tyre me orë të tëra natën dhe ditën derisa i shpëtuan këto jetë. Dibra dhe gjithë Shqipëria ka nevojë për njerëz human dhe trima si këto, njerëz të ‘Lumës’ dhe punonjës të policisë Kufitare. Një falenderim i veçantë shkon për Forcat e Shpëtimit të Kosovës sepse edhe ata dhanë një kontribut të çmuar.”

“Edhe më përpara kemi pasur raste të tjera që kanë ngelur turistë të cilët e frekuentojnë shumë zonën e malit të Korabit, qoftë gjatë verës, por edhe gjatë dimrit. Kemi pasur raste të tjera që ju kemi ardhur në ndihmë turistëve që kanë qenë punonjësit e policisë Kufitare, por edhe banorë të zonës.”

Falë ndërhyrje së grupit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, që iu përgjigjën thirrjes për ndihmë në kohë shpëtuan çiftin Zviceran në acarin e Korabit.

Klan News