Industria e robotikës ka pësuar një ndryshim të madh me prezantimin e robotëve të vegjël që lëvizin me  qelizat muskulore të minjve.

eBiobot është një robot sa një bizele, një hibrid midis teknologjisë dhe biologjisë që u projektua nga kërkuesit në Universitetin e Illinois Urbana-Champaign.

Falë komanduesve LED të integruar në të, nuk ka nevojë për bateri apo burim energjie që të komandohet nga larg dhe lëviz duke grumbulluar dritën. Kjo është e mundur prej indeve muskulore të minjve, të clat janë të ndjeshme ndaj dritës dhe janë rritur artificialisht në laborator rreth skeletit të printuar 3D.

Shkencëtarët mund ta kontrollojnë robotin duke dërguar një sinjal wireless që e bën LED-in të pulsojë dhe stimulojë muskulin, i cili vendos këmbët në lëvizje. Pjesë të caktuara mund të piketohen për ta bërë robotin të lëvizë në një drejtim të caktuar.

Robotët biologjikë ose biobotët janë një klasë e re e makinerive biohibdride që gjejnë vend në mjekësi, inxhinieri dhe biologji. Kërkuesit kanë shpresë se në vijim mund të krijohen biobotë vetërigjenerues që i përgjigjen toksinave mjedisore ose biomarkerave për të treguar sëmundjet.

Kjo do të thotë se mund të kryhen lloje të reja biopsish, analizash, ndërhyrje kirurgjikale më pak invazive  dhe diagnostikim më i shpejtë i sëmundjeve që kërcënojnë seriozisht jetën.

Ky robot me qeliza miu është pasuesi i një brumbulli robot të quajtur cyborg që mund të përdoret për të monitoruar mjedisin dhe një merimange të ngordhur, të kthyer në një makineri që mund të kapë sende./tvklan.al