Shkencëtarët e Zelandës së Re kanë shpikur një sistem të ri alarmi për vullkanet. Kjo shpikje e re sipas tyre do të kishte paralajmëruar katastrofën që ndodhi vitin e kaluar në Ishullin e Bardhë.

22 persona vdiqën pasi shpërtheu një prej vullkaneve më aktive në vend. Sistemi i ri përdor logaritmet mësuese të makinerive për të analizuar informacionet në kohë reale dhe për të parashikuar shpërthimet e ardhshme.

Kërkimi u publikua në gazetën Nature Communications javën e kaluar. Një prej shkencëtarëve të përfshirë në projekt tha se sistemi aktual është shumë i ngadaltë për të paralajmëruar njerëzit nëpër ishuj.

“Sistemi aktual mbledh informacione në kohë reale, por mblidhen në një panel e duhet t kalojnë një proces ekspertimi që zgjat në kohë”, tha Shane Cronin.

Kjo mënyrë parashikimi ishte në rregull para 10 vitesh, por jo tani sipas shkencëtarët./tvklan.al