Dy shkencëtarët që zbuluan “CRISPR” fituan Nobelin për Kiminë

Emmanuelle Charpentier dhe Jennifer Doudna janë dy shkencatarët të cilat janë shpallur fituese të Çmimin Nobel në kimi. Të dyja ato arritën që të zvillonin një metodë të rregullimit të gjenomit, të njohur si CRISPR.

Fitueset u shpallën në Stokholm nga Goran Hansson, sekretar i përgjithshëm i Akademisë Mbretërore të Shkencave në Suedi. Sipas akademisë ky lloj zbulimi është shumë domethënës. Përdorimi i rregullimit gjenetik CRISPR/Cas9 lejon mundësinë e ndryshimit të gjeneve gjatë disa javësh.

Në vitin 2011, Charpentier filloi bashkëpunimin me Jennifer nga Universiteti i Kalifornisë, Berkeley, për të rikrijuar të ashtëquajtura gërshërët gjenetike të një bakteri në një epruvetë. Ata gjithashtu punuan në thjeshtimin e përbërësve molekularë të gërshërëve, në mënyrë që të ishin më të lehtë për t’u përdorur.

Charpentier dhe Doudna do të ndajnë mes njëra-tjetrës 1.1 milion dollarë. Kështu këto shkencatare bëhen pjesë e listës së grave që kanë fituar një çmim Nobel në fushën e kimisë. Dy vjet më parë Nobelin për Kimi e mori shkenctarja Frances Arnold.

Për letërsinë çmimi Nobel do të shpallet më 8 tetor dhe ai i paqes më 9 tetor. Ndërsa çmimi për ekonominë  do të mbyllë cermoninë Nobel më 12 tetor.

Klan Plus