Shkencëtarët australian kanë lehtësuar “dhimbjen” e shpimit me age

Vaksinat në të ardhmen do të injektohen pa shiringë e age. Ky është synimi i shkencës, që procesi të lehtësojë veprimin e “dhunshëm” të shpimit me teknologji të reja, në mënyrë që të jetë më i lehtë edhe imuzimi në vendet e botës së tretë. Aktualisht është një kompani australiane që ka realizuar një teknologji pa përdorimin e ageve për vaksinimin që ka kosto të përballueshme prodhimi. Bëhet fjalë për një leukoplast me silikon me përmasa 1x2cm, i cili është i pajisur me rreth 20 mijë mikroage sa një fije floku, të cilat shpojnë pa dhimbje sipërfaqen e lëkurës duke lëshuar kështu preparatin e vaksinës përkatëse.

Në të njëjtën teknologji janë përqendruar edhe disa universitete të tjera amerikane që kanë testuar tashmë me sukses në 2017 fazën e parë të një tjetër lloj leukoplasti, i cili pas lëshimit të vaksinës shkrihet në lëkurë.

Ndërsa një tipologji e tretë është një tabletë me dozë unike që mund të merret nga goja. Sipas kompanisë amerikane Path, kjo mund të përmirësojë shumë gjithë procesin e vaksinimit, pasi në vende të varfra si Afrikë, është shumë më e thjeshtë, me më pak kosto, rrezikshmëri e reduktuar, ruajtja dhe transporti me efikas, etj, përdorimi i një vaksinë te tillë sesa vaksinimi klasik me shiringa i popullsisë.

Por thjeshtimi i një procesi të tillë nuk do ishte mjaft pozitiv vetëm për vendet e botës së tretë, por edhe vendet në zhvillim, ku kushdo mund të blejë dozën e tij në farmaci në periudhën e epidemive të viruseve stinore, duke sjellë një mbulim dhe mbrojtje më të gjerë të popullsisë.

Klan Plus