NASA do të çojë në hapësirë një tualet të ri me zero gravitet që do të shërbejë edhe në misionet e ardhshme në Hënë. Banja 23 milionë dollarëshe do të dërgohet përmes në stacion përmes një ngarkese nga një anije kozmike.

NASA ka deklaruar se tualeti ka një sistem vakumi që është projektuar për të qenë më i rehatshëm për femrat astronaute.

Banja përdor sistemin për të thithur mbetjet e astronautëve në një pikë graviteti zero. Gjithsej banja peshon 45 kilogramë dhe është 71 centimetra e gjatë.

Pritej që tualeti të të nisej të enjten, por misioni u anulua për shkak të disa vështirësive teknike. Pritet që të premten e ardhshme të provohet sërish nisja për në Stacionin Ndërkombëtar./tvklan.al