“Shpirt fukara”, Aurel Thëllimi publikon këngën e re

“Shpirt fukara”, Aurel Thëllimi publikon këngën e re

19:46 19/09/2019

Ai është një këngëtar që karrierën e tij në muzikë e ka ndërtuar në një rrugëtim paralel. Atë të muzikës klasike e operas dhe muzikës së lehtë.

Bëhet fjalë për Aurel Thëllimin, i cili paralelisht me muzikën operistike, ka sjellë për publikun dhe shumë këngë të muzikës së lehtë. Sot i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan prezantoi videoklipin e tij më të fundit, “Shpirt fukara”.

“Është një këngë që e kam shumë përzemër. Modestisht, kënga ka ecur dhe unë jam vërtetë shumë i kënaqur. Ishte gjithçka spontane, isha në shtëpi dhe i thash vetes: “Pse po e harxhon kohën kot”. Mora De Vox në telefon në 1 të natës dhe i kam shkuar në studio. Në orën 2:25 minuta kënga ka qenë e përfunduar. Tema e këngës është dashuria. Klipi është xhiruar për një kohë shumë të shkurtër dhe unë nuk kam pasur një murator imazhi, jam sajuar vetëm me gjërat e mia”, tha Thëllimi./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT