Nën dirigjimin e Ricardo Casero, pak nga shpirti i muzikës spanjolle do të luhet në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Për të mbërritur deri në koncertin simfonik në mbrëmjen e së enjten, dirigjentit i është dashur të punojë fort me instrumentist individualisht dhe orkestrën si një e tërë.

Dirigjent, Ricardo Casero:

Në fillimi, bashkëpunimi me orkestrën ishte i vështirë. Instrumentistët këtu nuk janë të mësuar të bëjnë prova me orë të gjata. Sigurisht është e lodhshme të luash për pesë orë. Por unë kështu punoj, nëse doni një shfaqje me nivel të lartë artistik. Kjo është arsyeja që jam edhe këtu.

Pas pesë ditë provash intensive, dirigjenti spanjoll thotë se tashmë orkestra është në nivelin e duhur artistik për të interpretuar një koncert, që vjen për herë të parë në Teatrin e Operas dhe Baletit, me shumë ritëm ku ndihen gjurmët e kulturës arabe dhe asaj romane. Soliste në violinë do të jetë drejtorja artistike Abigeila Voshtina./ TV KLAN