Shpresa AL me një dyqan të ri, jo në Tiranë këtë radhë por në Vlorë. Duke parë interesimin e klientëve, e specializuar në tregun e informatikës dhe pajisjeve elektronike Shpresa AL hap këtë të shtunë pikën e re pranë qendrës së qytetit bregdetar.

Besmir Zotaj,menaxheri i këtij dyqani në Vlorë, shprehet se kësaj here risitë janë pajisjet më inovative që do të vijnë në shërbim të klientëve në cilësinë më të mirë të tyre.

Kompania Shpresa AL funksionon prej 15 vitesh dhe është shtrirë duke u integruar në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, me cilësi dhe çmime konkurruese tashmë në Vlorë, rruga Pelivan Leskaj pranë rrethit të Skelës.

Tv Klan