Nuk kishte bërë deklarimin e pasurisë

Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj është shkarkuar nga detyra si anëtare e Gjykatës së Apelit. Vendimi është marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili ka dalë në përfundimin se Shpresa Beçaj nuk ka bërë deklarim të pasurisë dhe nuk ka dorëzuar deklaratat për figurën.

Sipas KPK, gjyqtarja e Apelit, Shpresa Beçaj nuk ka përmbushur detyrimin ligjor dhe as të drejtën për dorëzimin e formularëve të deklarimit në kuadër të procesit të rivlerësimit.

Por vetë Beçaj pretendoi se institucionet nuk i pranuan dokumentet pasi në atë kohë ishte jashtë sistemit. Beçaj u mbrojt duke e cilësuar rastin e saj “unik” dhe fajësoi Këshillin e Lartë të Drejtësisë për situatën e krijuar.

Tv Klan