Shpresa vdes e fundit/ Gjendet vogëlushja që kishte humbur prej ditësh në pyll

Shpresa vdes e fundit/ Gjendet vogëlushja që kishte humbur prej ditësh në pyll

11:24 24/08/2019

Kërkimet për një vajzë 5-vjeçare në Nizhny Novgorod, Rusi, ishin duke u ndalur dhe shpresat për gjetjen e saj po veniteshin. Por, papritur ndodhi mrekullia. Vogëlushja u gjet dhe ishte në gjendje shumë të mirë shëndetësorë.

Zarina Avgonina shkoi në pyll me gjyshen e saj në 18 Gusht për të marrë kërpudha të egra, por një moment u largua nga ajo dhe humbi nëpër pyll.

Pas orëve të para, frika filloi të rritej, pasi ajo ishte shumë e vogël dhe mund të ishte mbytur në lumë. Shpresat për ta gjetur gjallë ishin shumë të vogla kur forcat e kërkimit gjetën gjurmë arinjsh në zonë. Kjo është arsyeja pse ekipet u përforcuan dhe morën armë nëse sulmoheshin.

Ata nisën kërkimet cep e më cep të zonës. Pas tre ditësh ekipet gjetën vogëlushen e cila ishte fshehur në një pjesë të pyllit të egër. Zarina nuk kishte asnjë lëndim përveç disa pickimeve nga mushkonjat dhe ishte dehidratuar.

Në momentin kur u gjet ajo tha: “Unë nuk kam frikë, jam vetëm e etur, dua të ha tortë dhe të kthehem në shtëpi”.

Zarina u dërguar në spital ku ju nënshtrua disa kontrolleve dhe më pas vajti në shtëpinë e saj. /tvklan.al

Të ngjashme
UKT