Shqipëria U21 përgatitet për kualifikueset e Europianit

Kombëtarja Shpresa e fitoi me rezultatin 3 – 1 miqësoren me Bullgarinë e luajtur të martën në Elbasan.

Shënuesit për skuadrën e Alban Bushit ishin Stiven Shpendi, Arda Kurtulan dhe Medon Berisha.

Shqipëria U21 bindi me lojë dhe me gola në këtë test që vlente edhe për gjetjen e lojtarëve të rinj për kualifikueset e Europianit 2025. Ndeshja e parë do të jetë në fushën e Armenisë më 8 Shtator.

Tv Klan