Kombëtarja Shpresa fitoi miqësoren e dytë me Moldavinë me rezultatin 2 – 0 në takimin e luajtur në Tiranë.

Pas barazimit pa gola të shtunën në Elbasan, kuqezinjtë e Alban Bushit mundën rivalët në sfidën testuese si përgatitje për kualifikueset e Euro 2019.

Golat në këtë takim u shënuan nga Abazaj dhe Bytyqi. Në këtë sfidë trajneri Bushi aktivizoi të gjithë lojtarët të cilët kishte në dispozicion.

Tv Klan