Bushi: Lojën tonë do ta mbështesim te mesfusha

Ndaj Anglisë do të jetë ndeshja më e fortë për Kombëtaren Shpresa për kualifikueset e Euro 2021. Trajneri Alban Bushi është i lumtur që futbollistët që ka menduar për formacionin kanë minuta, një mundësi për të marrë rezultat më 15 Nëntor në Shkodër.

“Janë lojtarë që kanë minuta në këmbë veçanërisht në mesfushë ku do të ndërtojmë lojën tonë. Me Anglinë nuk do të bëjmë lojë sulmuese dhe ato aksione që do të bëjmë të jenë të sakta”.

Emrat e rinj të thirrur janë lojtarë të perspektivës si Indrit Tuçi i Lokomotiva Zagreb, Franklin Domi i Queens Park Rangers dhe Marsel Ismailgeci i Tiranës. Alban Bushi thotë se po punohet që ekipi të ketë më stabilitet në të ardhmen.

“Nga U17 deri U21 e tek ekipi i parë po stabilizohen dhe nuk do të kemi më probleme për 1 ose 2 vite”.

Shqipëria U21 është e katërta në grupin kualifikues të Europianit dhe ka 5 pikë pas 5 ndeshjesh.

Tv Klan