Siguron kualifikimin në garën e 3000 metrave me pengesa

Luiza Gega u kualifikua në finalen e 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike të Tokios, duke u bërë e para shqiptare që arrin këtë objektiv në atletikë. 32-vjeçarja ia doli të renditet e pesta në baterinë e saj dhe e 11 në klasifikimin e përgjithshëm me kohën 9 minuta, 23 sekonda e 85 të qintat, rezultati më i mirë për këtë sezon.

“Ishte një bateri ku ishin dy medalistë botërore dhe rekordmenen. Për këtë arsye ndoqa një taktikë dhe pa u lodhur shumë e duke tentuar që të isha me rezultatin 9 minuta e 25 sekonda për të patur të sigurtë finalen”.

Një objektiv i arritur nga Luiza Gega dhe për TV Klan tregon synimin që ka për finalen që do të mbahet më 4 Gusht.

“Në finale do të tentoj thyerjen e rekordit kombëtar dhe uroj shumë që të kem një pozicionim më të mirë se në botëror”.

Në botërorin e Dohas në 2019 kampionia shqiptare e mbylli garën e nënta dhe vendosi rekordin e ri kombëtar 9 minuta, 19 sekonda e 93 të qintat.

Tv Klan