Ilaçi i përdorur për të trajtuar kancerin e gjirit te pacientët që kanë të trashëguar të njëjtin gen të Angelina Jolie mund të shpëtojë jetë njerëzish.

Pasi zbuloi se ishte bartëse e mutacionit të rrezikshëm genetic BRCA, në 2013 –ën, aktorja hollivudiane iu nënshtrua mastektomisë së dyfishtë.

Por tashmë shkencëtarët kanë zbuluar se edhe ata persona që nuk e kanë të trashëguar këtë AND mund të kenë forma të ngjashme genetike të sëmundjes.

Shkencëtarët britanikë analizuan gjenomet e kancerit të gjirit të 560 pacientëve dhe analizuan çdo tip të mundshëm mutacioni.

Ata gjetën mutacione të ngjashme në tumore të cilat nuk janë të trashëgueshme si BRCA.

Rezultatet e publikuara në revistën mjekësore “

Nature Medicine

” sugjerojnë se një në pesë pacientë më kancer në gji mund të përfitojnë nga përdorimi i këtij trajtimi, i njohur si PARP.

Aktualisht ata që kan genin BRCA trajtohen me ilaçe të dizenjuara për të riparuar AND –të problematike.

Globalisht, kanceri i gjirit numëron rreth 1.7 milionë raste, ku mbi 5 përqind e tyre preken për shkak të trashëgimit të mutacionit genetik BRCA./tvklan.al