Shqetësimet me rrezatimin, Apple do të përditësojë iPhone 12 në Francë


Shqetësimet me rrezatimin, Apple do të përditësojë iPhone 12 në Francë

22:59 15/09/2023

Pas shqetësimeve të Francës për rrezatim, Apple do të përditësojë iPhone 12. Kështu ka deklaruar ministri francez për Teknologjinë, Jean-Noel Barrot.

Sipas tij, përditësimi i softuer nga Apple për iPhone 12 do të bëhet vetëm për pajisjet në Francë.

Shteti francez ndaloi shitjen e iPhone 12 pasi zbuloi se kjo pajisje kishte rrezik elektromagnetik më të lartë se norma e lejuar.

Franca kërkoi ndërhyrjen e Apple për të rregulluar këtë problem, në të kundërt do të ndalonte përfundimisht përdorimin e iPhone 12 në këtë shtet.

Por kompania amerikane e teknologjisë tha se do të rregullojë problemin. Përditësimi i softuer për iPhone 12 do të bëhet vetëm për përdoruesit në Francë.

Sipas Apple, problemi i rrezatimit me iPhone 12 ishte vetëm në Francë për shkak të normave që ka ky shtet, dhe se nuk përbën një shqetësim sigurie.

Sipas ministrit francez Barrot, do të testohet sërish niveli i rrezatimit të iPhone 12 pasi të jetë bërë përditësimi dhe nëse është në përputhje me standardet e tyre, atëherë do të lejohet përsëri shitja e kësaj pajisje.

/tvklan.al











Të ngjashme