Anoreksia, sjelljet obsesive-kompulsive dhe skizofrenia mund të kenë origjinë gjenetike. Këtë sugjeron studimi i fundit i kryer mbi këtë temë, që është më i madhi i zhvilluar ndonjëherë. Në të janë përfshirë analizat e ADN mbi 900 mijë persona, me vëmendjen mbi 25 sëmundje psikiatrike dhe neurologjike.

Studimi është publikuar në revistën Science dhe është kryer nga një bashkëpunim ndërkombëtar i udhëhequr nga Instituti i Teknologjisë MIT.

Kështu nga analizat janë zbuluar përputhje me sëmundjet psikiatrike si anoreksia, shqetësimi bipolar, ai obsesiv-kompulsiv, iperaktiviteti dhe deficit i vëmendjes dhe së fundi skizofrenia. Ndërkohë që nuk kanë lidhje me gjenetikën sëmundjet neurodegjenerative si Alzheimer, Parkinson dhe skleroza e shumëfishtë.

Kjo do të thotë se shqetësimet psikiatrike kanë shumë ngjashmëri në nivel molekular dhe që i njëjti mekanizëm rregullator mund të jetë i përbashkët me disa lloje shqetësimesh.

Klan Plus