Shqipëri-Andorra, pjesa e dytë
Mbyllet sfida!
92’- Gooool Shqipëria 3-0! Myrto Uzuni vulos takimin me golin e tretë. Goli verifikohet nga VAR për pozicion jashtë loje, por konsiderohet i rregullt.
90′- Akordohen 3 minuta shtesë.
86’- Mundësi e mirë për Shqipërinë. Uzuni dërgon një top të rrezikshëm në zonë. Provon Pajaziti me një gjuajtje të fortë, por portieri e devijon në këndore.
77’- Pajaziti pason në zonë. Uzuni rrëzohet dhe kërkon penallti, por arbitri vazhdon lojën.
75’- Dy zëvendësime te Shqipëria. Uzuni dhe Pajaziti futen në fushë. Largohen Broja dhe Laçi.







72’- Vazhdon dominimi i Shqipërisë. Kuqezinjtë në kërkim të golit të tretë.
66’- Zëvendësimi i parë te Shqipëria. Largohet Berat Gjimshiti dhe futet në fushë Marash Kumbulla.
62’- Tre zëvendësime tek Andorra. Largohen Rubio, Rosas dhe Rebes, për t’i lënë vendin Rodrigo, Fernandez dhe Da Silva.
56’- Rey Manaj shpërdoron një mundësi të mirë shënimi. Sulmuesi nuk shfrytëzon si duhet një top të marrë nga Asllani në zonë.
55’- Sulmi i shpejtë i Shqipërisë. Asllani pason tek Arbër Hoxha i cili tenton me një gjuajtje, por devijohet dhe nuk krijon rrezik.
51’- Asllani provon një krosim për Brojën në zonë. Del portieri dhe merr kontrollin e topit.
49’- Tentativë e Qazim Laçit nga jashtë zone, por topi kontrollohet pa shumë vështirësi nga portieri Alvarez.
47’– Rey Manaj jep shkëndijën e parë në këtë fraksion të dytë. Gjuajtja e sulmuesit shkon ngjitur me shtyllën dhe përfundon jashtë.
45′– Starton pjesa e dytë, nuk ka ndryshime në formacion.
45’– Mbyllet pjesa e parë.
37’- Bie ritmi i ndeshjes. Minuta të qeta në “Arena Kombëtare” nga të dyja ekipet. Shqipëria menaxhon avantazhin.









26’- Shpërthim i Arbër Hoxhës nga e majta. Pasimi i tij në zonë ndalet nga portieri Alvarez në fund.
25’- Manaj provon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por nuk ka saktësinë e duhur dhe shkon në duart e portierit.
19’- Goooool Shqipëria 2-0! Nuk ndalen kuqezinjtë. Rey Manaj realizon të dytin, pas një asisti perfekt të marrë nga Armando Broja në zonë.
15’- Vertikalizim i gjatë për Rey Manajn, sulmuesi nuk e arrin dot topin në zonë. Kontrollon portieri Alvarez.
14’- Shqipëria nuk kënaqet me një gol. Vazhdojnë sulmet e kuqezinjve në kërkim të golit të dytë.
9’- Gooool Shqipëria 1-0! Shënon Rey Manaj dhe i jep avantazhin kuqezinjve. Sulmuesi shfrytëzoi një krosim në zonë nga Kristjan Asllani dhe me kokë e ndali topin në rrjetë.
6’- Shqipëria jep shkëndijat e para. Laçi provon me një gjuajtjet të fortë në hyrje të zonës, por topi përplaset tek Ajeti. Tentativa e Asllanit me të majtën shkon mbi traun e portës.
5’- Shqipëria merr menjëherë kontrollin e lojës, me qarkullim të shpejtë të topit. Miqtë të kujdesshëm në mbrojtje.
2’- Kartoni i parë i verdhë. Babot ndëshkohet tek Andorra për ndërhyrje të gabuar ndaj Armando Brojës.
0′- Nis sfida.
FORMACIONET ZYRTARE:

Shqipëri: Strakosha; Balliu, Gjimshiti, Ajeti, Aliji; Shehu, Asllani, Laçi; Hoxha, Manaj, Broja.
Andorra: Alvarez, Borra, Garcia, Babot, Rosas, San Nicolas, Cervos, Rubio, Rebes, Marc Garcia, Olivera.
Duka: Silvinjo ka bërë mirë për formacionin sulmues

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli për Klan Kuqezi, në prag të ndeshjes së Shqipërisë me Andorrën. Kreu i futbollit deklaroi se të ketë gola dhe të kënaqen tifozët.
Sipas tij, trajneri Silvinjo ka bërë mirë që ka zgjedhur formacion sulmues… Lexo më shumë
Tre lojtarët e sakrifikuar
Trajneri Silvinjo ka sakrifikuar tre lojtarë, duke i dërguar në tribunë për ndeshjen ndaj Andorrës, në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Për këtë takim nuk do të jenë të gatshëm për kuqezinjtë lojtarë si Etnik Brruti, Simon Simoni dhe Andi Hadroj… Lexo më shumë
Atmosfera në stadium
Lojtarët po bëjnë nxehjen e fundit në stadiumin “Arena Kombëtare”, në prag të ndeshjes Shqipëri-Andorra.
Nuk mungon mbështetja e tifozëve, të cilët edhe këtë herë janë në numër të lartë.
A e dini se:
Kombëtarja shqiptare nuk njeh fitore në stadiumin “Arena Kombëtare” nga 17 Tetori i vitit 2023. Në atë kohë kuqezinjtë mposhtën 2-0 Bullgarinë në miqësore.
Në tre ndeshjet e luajtura në shtëpi në Ligën e Kombeve, Shqipëria mori dy humbje dhe një barazim.
Shqipëria merr fitoren e parë në eliminatore, kuqezinjtë “tris” Andorrës
