Ministrja Ibrahimaj: Mes dy vendeve, bashkëpunim potencial në këtë sektor

Bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Austrisë është rritur në vitet e fundit dhe ka potencial për t’u forcuar akoma më shumë në vitet e ardhshme.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi u zhvillua në Tiranë sesioni i 8-të i komisionit ndërqeveritar “Për bashkëpunimin ekonomik Shqipëri-Austri”.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj u shpreh se ekziston potencial për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, duke theksuar se operojnë disa investitorë të mëdhenj austriakë në vendin tonë.

Bashkëpunimi në të ardhmen si në fushën e zhvillimit ekonomik, të dixhitalizimit, por edhe në kuadër të rritjes direkte, tashmë kemi disa investitorë të mëdhenj që tashmë janë vendosur në Shqipëri, ndërkohë që fusha të tjera bashkëpunimi janë duke u eksploruar me qëllim që këto investime të rriten”.

Në përfundim të punimeve, palët nënshkruan dhe protokollin e sesionit të 8-të të Komisionit të përbashkët ndërqeveritar Shqipëri-Austri, i cili vendos fokusin e bashkëpunimit në fushat më të rëndësishme të sektorëve ekonomikë. 

Klan News